VIDEO/ Jasir Asani në formë të shkëlqyer, shënon sërish për fitoren e skuadrës së tij

10:45, 06/10/2024

Jasir Asani ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Superligën e Koresë me skuadrën e tij Gwangju FC.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore në kuadër të xhiros së 33-të.

Asani ka vulosur fitoren e Gwangju në minutën e 90’+8′ duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij në fitoren 3-1.

Për Asanin ky ishte goli i tretë në kampionat, derisa ka shënuar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve të Azisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco