Veselinovic: Shpërdorojmë shumë, por ishin tri pikë shumë të rëndësishme

Veselinovic: Shpërdorojmë shumë, por ishin tri pikë shumë të rëndësishme

21:56, 05/10/2024

Aleksndar Veselinoviç, trajner i Partizanit, ka kritika për futbollistët e tij, pavarësisht fitores së arritur ndaj Bylisit.

“Fillimisht dua të falënderoj lojtarët për kontributin dhe tifozët për mbështetjen. Po ashtu edhe kundërshtarin për dëshirën që tregoi, se luajtën një lojë cilësore. Në pjesën e parë, edhe pse jam me kokë të nxehtë, them se kishim 3-4 raste 100%.

Lojtarët para ndeshjes ishin jashtëzakonisht të motivuar, ndoshta nuk kemi gjetur ekuilibrin mes motivimit dhe balancës dhe mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse nuk realizuam shanset që krijuam.

Nuk kishim qetësi, mund ta zgjidhnim ndeshjen në pjesën e parë dhe si rrjedhojë e kësaj në pjesën e dytë pati momente ndoshta të vështira për ne. Nëse flasim në përgjithësi për vazhdimësinë, unë nuk jam i kënaqur, por janë tri pikë të rëndësishme. Jemi në një seri pozitive me 7 ndeshje pa humbje dhe është shumë e rëndësishme për vetëbesimin e ekipit, sidomos duke marrë parasysh moshën e lojtarëve.

Do ishte mbase shumë jokorrekte nga ana jonë të themi që kemi punuar dhe ndaj nuk pësojmë gol, por ne mundohemi të jemi kompakt në të gjithë fazat e lojës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco