VIDEO/ Thuram merr topin në shtëpi, Torino tremb Interin në fund

VIDEO/ Thuram merr topin në shtëpi, Torino tremb Interin në fund

22:45, 05/10/2024

Interi fitoi 3-2 përballë Torinos në “San Siro” në një ndeshje ku rrezikoi të humbte dy pikë, edhe pse luajti për minuta të tëra në superioritet numerik.

 Skuadra zikaltër realizoi në minutën e 25-të golin e epërsisë me Thuram, i asistuar nga Bastoni.

(Golat dhe kartoni i kuq i Torinos)

Më herët, në minutën e 20-të, Maripan i Torinos u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij në inferioritet numerik.

Në të 35-tën vjen goli i dytë i shënuar nga Thuram, por Torino, edhe pse me një lojtar më pak, ia del të shkurtojë diferencën në 2-1 me Zapatan.

I papërmbajtshëm Thuram, sulmuesi francez shënon golin e tretë personal me fillimin e pjesës së dytë. Pak para përfundimit të kohës së rregullt, Vlasic realizoi me penallti golin e 3-2. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco