VIDEO/ Daku gjen golin e gjashtë në kampionatin rus, vulos fitoren e Rubin Kazanit

VIDEO/ Daku gjen golin e gjashtë në kampionatin rus, vulos fitoren e Rubin Kazanit

20:34, 05/10/2024

Mirlind Daku gjen sërish golin ne kampionatin rus me Rubin Kazanin dhe shkon në kuotën e gjashtë finalizimeve në total në 11 ndeshje të kampionatit.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare vulosi fitoren 2-0 të Rubin Kazanit përballë Akhmat Grozny-t, që në minutat shtesë humbi një 11-metërsh, që nëse do të realizohej thjesht do të ngushtonte diferencën.

Skuadra e Dakut po udhëhiqte 1-0 kur nisi koha shtesë dhe për të realizuar golin e sigurisë mendoi pikërisht sulmuesi kuqezi, që goditi saktë me kokë.

Rubin Kazan më këtë sukses ngjitet në vendin e shtatë me 15 pikë.  

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco