Evra ‘kryqëzon’ Mbappenë: U ndërtua legjenda rreth tij, por s’i është afruar as Benzemasë

Evra ‘kryqëzon’ Mbappenë: U ndërtua legjenda rreth tij, por s’i është afruar as Benzemasë

18:22, 05/10/2024

Surprizë në skuadrën e Francës, me trajnerin Didier Deschamps që nuk përfshiu Kylian Mbappé mes 23 lojtarëve të thirrur për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës. Vetë Deschamps shpjegoi:

"kam folur me Kylianin. Ai ka një problem që nuk është serioz. Unë nuk jam këtu për të vënë dikë në rrezik, prandaj ai nuk është në listë".

Megjithatë, çështja në lidhje me performancën e sulmuesit të “Los Blancos” mbetet e hapur në Francë. Ish-lojtari i Juventusit, Patrice Evra, gjatë një interviste dhënë transmetuesit RMC Sport u shpreh:

"Shumë përgjegjësi për Mbappenë nga trajneri. Nuk është faji i Deschamps, por ishte e gjithë Franca që i dha shumë përgjegjësi Mbappesë për mendimin tim. Atij iu dhanë çelësat e PSG-së, çelësat e Francës, por Mbappe është ende një i ri? U krijua një legjendë rreth Mbappesë, me gjithë respektin që kam për të, ai nuk e ka arritur ende nivelin e Benzemasë”.

Në lidhje me mungesën e grumbullimit të sulmuesit tashmë të Realit, Evra shtoi:

"Nëse e grumbullon dhe lëndohet, është mënyra më e mirë për të prishur marrëdhëniet me (Florentino) Perezin. Reali i Madridit nuk është PSG, nuk mund ta ndërmaësh këtë rrezik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco