Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

S’ka fitues në derbin e Anamoravës, Prishtina nuk bën ‘blof’ ndaj Feronikelit ‘74

S’ka fitues në derbin e Anamoravës, Prishtina nuk bën ‘blof’ ndaj Feronikelit ‘74

17:12, 05/10/2024

Mbyllet pa fitues (1-1) derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës.

Rasti i parë i takoi Dritës në minutën e 21-të përmes Kastriot Selmanit, por pa rezultat. Të besuarit e Zekirija Ramadanit arritën ta shtynin topin për në rrjetë në minutën e 35-të me anë të Raddy Ovoukas i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Arb Manajt.

Kur po dukej se pjesa e parë do të mbyllej me epërsi minimale të Dritës, mysafirët ia dolën të barazonin shifrat me Armend Thaqin, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë pati një dominim të lehtë të Dritës sa i përket rasteve të shënimit, por që rrjetat mbetën të paprekura.

Pas javës së tetë, Drita numëron 13 pikë dhe mban pozitën e pestë në tabelë, por me një ndeshje më pak të luajtur, ndërsa Gjilani ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Ndërkohë takimi mes Prishtinës dhe Feronikelit ’74 u mbyll me fitores 2-0 të kryeytetasve. Ky takim u zhvillua në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Kryeqytetasit e gjetën golin e epërsisë pak minuta pa përfunduar pjesa e pare me Rigon Llugiqin. Kur loja po i afrohej fundit, Prishtina e gjeti edhe golin e dytë kësaj radhe me Ngattan për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas javës së tetë, bardhekaltrit shkojnë në kuotën e 13 pikëve dhe momentalisht mbajnë pozitën e tretë, ndërkohë Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco