Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Ngecin Shkëndija e Gostivari, Struga triumfon ndaj Vardarit

Ngecin Shkëndija e Gostivari, Struga triumfon ndaj Vardarit

16:37, 05/10/2024

Janë luajtur këtë të shtunë ndeshjet e javës së nëntë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, rezultatet e së cilës ka ndikuar në renditjen e përgjithshme.

Shkëndija e Tetovës  ka humbur kryesimin pasi mori vetëm një pikë në përballjen me Sileksin, që përfundoi në barazim pa gola. Ndikoi në këtë rezultat ndëshkimi i Trumcit me karton të kuq në minutën e 56-të, pas dy të verdhave. Para se të mbyllej ndeshja, edhe Kocev mori karton të kuq.

Gostivari nuk ka arritur që të fitojë me ekipin e Besës në derbin e “vogël” shqiptar. Të parët shënuan vendësit Ivanovskin në minutën e 61-të, ndërsa Besa barazoi me Skënderin në të 84-tën.

Struga nuk gaboi në duelin me Vardarin në Shkup, duke marrë fitore të thellë me rezultat 1-4. Për Strugën shënuan Kamberi, Campaore dy herë dhe Kehinde, ndërsa golin e vetëm për Vardarin e kishte shënuar për barazim 1-1, Bosançiç.

Shkupi ka marrë fitore të thellë ndaj AP Brera dhe ky ishte një debutim i suksesshëm edhe i trajnerit të ri, Alparslan Erdem, i cili vetëm pak ditë më parë u prezantua të bardhekaltërtit nga Çairi.  Për Shkupin autorë të golave ishin Edmundsson, Kanda dhe Ajeti.

Përfitoi nmga ndalesat e Shkëndijës dhe Gostivarit Rabotnicki, që fitoi 0-2 në fushën e Voska Sport duke u ngjitur në krye me 19 pikë.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco