Liverpoolit i mjafton goli i Diogo Jotës për të mbajtur kreun e Premier League

Liverpoolit i mjafton goli i Diogo Jotës për të mbajtur kreun e Premier League

15:33, 05/10/2024

Pas vetëm nëntë minutash lojë, “The Reds” kaluan në epërsi ndaj Cristal Palace me golin e Diogo Jotas, ndërsa asistuesi ishte Cody Gakpo, çka i dhuroi tri pikët skuadrës së Arne Slot.

Portugezi pati një rast tjetër port të shënuar golin e dytë personal në minutën e 35-të, mirëpo goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e majtë.

Rasti i parë serioz për Crystal Palacen u krijua në minutën e 45+2-të, kur Ismaila Sarr bëri një gjuajtje të mirë, por në vend ishte liston Becker.

Mohamed Salah (57’) mendoi ta befasonte Dean Hendersonin, ndërsa portieri i Palace bëri një pritje bravuroze.

Ndoshta kjo fitore mund të ketë shije të hidhur për Liverpoolin, pasi Alisson (79’) u detyrua të lëshonte fushën si i lënduar, ndërsa në vend të tij u fut Vitezslav Jaros.

Ebrechi Eze testoi menjëherë portierin e mysafirëve, por që ky i fundit bëri pritje të mrekullueshme.

Liverpooli vazhdon si lider në Premier League pas javës së shtatë, ndërsa në xhiron e tetë përballen me Chelsean.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco