VIDEO/ Marash Kumbulla shënon golin e parë në La Liga

VIDEO/ Marash Kumbulla shënon golin e parë në La Liga

14:40, 05/10/2024

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, ka gjetur golin e parë me Espanjolin në La Liga.

Në minutën e 18-të të sfidës, ai zhbllokoi shifrat duke realizuar kundër Majorkës.

Pas një harkimi perfekt nga Jofre drejt zonës, mbrojtësi gjuajti me kokë duke tundur rrjetën e Greif.

Në këtë mënyrë Kumbulla ka përshëndetur edhe trajnerin Silvinjo, i cili një ditë publikoi listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e tetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco