Gjimshiti nuk grumbullohet me Atalantën, në rrezik edhe për ndeshjet me Shqipërinë

Gjimshiti nuk grumbullohet me Atalantën, në rrezik edhe për ndeshjet me Shqipërinë

09:25, 05/10/2024

Prania e Gjimshitit në miqësoret e tetorit për Shqipërinë ishte në pikëpyetje, pasi edhe Silvinjo kur publikoi emrat e të grumbulluarve pranoi se me mbrojtësin do të procedohej ndryshe.

Pasditen e djeshme Atalanta ka lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen me Xhenoan, Gjimshitin, ç’ka e bën thuajse të pamundur aktivizimin e lojtarit në takimet me Çekinë dhe Gjeorgjinë.

Lojtari ka pësuar një goditje në ije dhe tashmë do të jetë diskutimi mes stafeve mjekësore të klubit dhe atij të Kombëtares që do të përcaktojë nëse do të jetë në gjendje të japë apo jo kontributin e tij në ndeshjet e radhës të kuqezinjve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco