‘Më shumë muskuj sesa mend’/ Mijatoviç kritikon Realin

‘Më shumë muskuj sesa mend’/ Mijatoviç kritikon Realin

09:10, 05/10/2024

Predrag Mijatoviç, ish-lojtar i Realit të Madridit nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe drejtor i futbollit i skuadrës së bardhë nga 2006-a në 2009- ën, ishte shumë kritik ndaj ekipit pas humbjes në Lilë të mërkurën në mbrëmje. Por më kritik ai ishte ndaj mesfushës së skuadrës së Ançelotit.

“Në mbrojtje skuadra nuk është keq dhe për më shumë Lila nuk është se bëri ndonjë gjë të madhe. OK, fitoi, por ishte fitore episodike. Por unë mendoj se Reali i Madridit duhet të përmirësojë shumë gjëra”, vuri në dukje ai.

Ish-futbollisti 55-vjeçar nuk është i bindur nga stili “rock and roll” që përcaktoi trajneri Ançeloti për Realin e tij.

Duke folur në “Cadena SER”, Mijatoviç tha: “Sinqerisht, nuk jam i bindur nga kjo mesfushë. Mendoj se problemi ndaj Lilës ka qenë mesfusha. Është një mesfushë tepër fizike dhe pa shumë fantazi. Unë mendoj se Tçuameni, Kamavinga dhe Valverde janë shumë muskuj dhe shumë të vështirë me topin. Unë mendoj se nuk është një mesfushë e përshtatshme për këtë lloj ndeshjeje”.

Mijatoviç sakaq i ka dalë në mbrojtje sulmuesve, duke fajësuar edhe njëherë tjetër mesfushën.

“Folët për paraqitjen e dobët të Vinicius, por mënyra e tij e lojës varet shumë nga topat që i vijnë. Dhe kundër Lilës ai nuk mori pothuajse asnjë top të filtruar nga mesfusha. Sulmuesit duhet të kenë mbështetje”, theksoi malazezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco