Zabërgja: Një nga golat më të bukur, do të vijnë të tjerë

Zabërgja: Një nga golat më të bukur, do të vijnë të tjerë

21:59, 04/10/2024

0Realizoi një gol shumë të bukur ndaj Laçit, falë cilësive të tij individuale. Baton Zabërgja meritoi të zgjidhej futbollisti i ndeshjes. Në përfundim të takimit, ai u shpreh:

“Për çdo sulmues është e rëndësishme goli, por rëndësi kanë 3 pikët, por kur vendos goli fitoren, kjo e bën edhe më të ëmbël. Ky ishte një ndër golat më të bukur, i kam shënuar edhe Egnatias me volej, por besoj do të kemi edhe gola të tjerë të bukur. Futemi çdo ndeshje për të qenë më të mirët, nuk është problem në qoftë se del edhe ndonjë tjetër lojtar i ndeshjes. 

Ndeshje pas ndeshje, të gjithë po e kapim ritmin e duhur. Ka ndeshje shumë deri në fund, atëherë do flasim”, u shpreh Zabërgja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco