Francesco Passiatore: Luajtëm me personalitet, diferenca u bë në sulm

Francesco Passiatore: Luajtëm me personalitet, diferenca u bë në sulm

21:53, 04/10/2024

Trajneri italian i Laçit, Francesco Passiatore, nuk konfirmoi nëse do të ishte ai përfundimisht tekniku i kurbinasve.

“Mendoj se skuadra u përball, por mendoj gjithashtu se erdhëm këtu me shumë personalitet. Kemi bërë pa dyshim një ndeshje shumë të mirë, por na mungoi faza e realizimit. Sipas meje ndeshja shkoi në favor të Dinamos për shkak të ndryshimit në cilësi që kanë dy skuadrat në repartin e avancuar. Por mendoj se skuadra luajti me personalitet të madh, mbajti mirë topin dhe krijoi aksione të rëndësishme”.

Trajner i përkohshëm? Mendoj se është më e rëndësishme të flas për ndeshjen sot, kjo është çështje dytësore, i përket klubit. Unë jam për të analizuar ndeshjen sot, kjo është më e rëndësishme nga gjithçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco