Daja: Kemi probleme me lojën, pushimi është lajm i mirë

Daja: Kemi probleme me lojën, pushimi është lajm i mirë

21:45, 04/10/2024

Pavarësisht fitores së arritur ndaj Laçit, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka kritika për ekipin e tij.

“Po marrim pikët dhe po përsërisim fjalët, kemi probleme me lojë, jemi me 2 tablo. Pjesën e parë e komanduam, në pjesën e dytë bëmë shumë gabime. Një pjesë të fajit e kam unë, bëmë gabime në elementin taktik, unë përgjigjem për këtë pjesë. Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkojmë.

Ndërprerja: “Pushimi është lajm i mirë, kemi programuar edhe ndeshje miqësore, nuk duam të humbim ritmin e ndeshjeve. Për të fituar vlera të reja duhen 4-6 javë. Të paktën do të prekim disa gjëra që në këto javë i kemi pasur problematike. U bë gati 1 muaj që jam nën drejtimin e Dinamos, kemi filluar të përmirësojmë diçka, por jemi shumë larg asaj që kërkojmë. Tek 50 % jemi akoma”. 

Forma e lojtarëve: “Na mungon cilësia e lojtarëve që i morëm së fundmi. Toli e njeh mirë kampionatin shqiptar, por nuk ka minutazhin e duhur, po ashtu edhe Aliji nuk ka kapur formën dhe ritmin e duhur. Ne presim shumë nga ata, po ashtu edhe nga Karamba. Goli i dytë nga fillimi deri në fund ishte veprim individual i Zabërgjës. Me rritjen e kondicionit do kemi më shumë krijimtari dhe një tjetër nivel. Shpresojmë që kjo të ndodhë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco