Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Talenti 16-vjeçar fut në sherr Anglinë me Portugalinë

Talenti 16-vjeçar fut në sherr Anglinë me Portugalinë

20:17, 04/10/2024

Mateus Mané shkakton përplasje mes dy federatave të futbollit, të Anglisë dhe Portugalisë. Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, i lindur në Barreiro në vitin 2007, por me shtetësi të dyfishtë anglo-portugeze, në fakt u thirr nga kombëtarja portugeze U-18 pikërisht një ditë pas trajneri i “Tre Luanëve” U18, Liam Bramley, i kishte dërguar gjithashtu ftesë për grumbullimin, në Marbella, të planifikuar gjatë këtij muaji tetor.

Mané, të paktën tani për tani, mund të thirret nga të dyja kombëtaret, edhe nëse sezonin e kaluar ka luajtur për kombëtaren e Portugalisë U-17 (tri paraqitje me 179 minuta lojë).

Një zgjedhje që talenti i ri duket se nuk dëshiron ta konfirmojë megjithatë, duke qenë se si Wolves ashtu edhe Anglia kanë konfirmuar se ai nuk do të luajë më për Portugalinë, por për përfaqësuesen angleze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco