Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Ka humbur vendin në Kombëtare, por Sadiku vazhdon të shkëlqejë në Indi

VIDEO/ Ka humbur vendin në Kombëtare, por Sadiku vazhdon të shkëlqejë në Indi

19:51, 04/10/2024

Armando Sadiku nuk grumbullohet prej vitesh në Kombëtare, megjithatë sulmuesi 33-vjeçar nuk e ka humbur instiktin e golit.

Ai ka shfaqur një formë shumë të mirë në sfidën e kampionatit indian mes Goas dhe North East Utd, të mbyllur në barazim 3-3.

Të parët shënuan miqtë, por Sadiku me dy gola të njëpasnjëshëm në fundin e pjesës së parë dhe të fillim të së dytës përmbysi përkohësisht rezultatin në 2-1.

Në minutat në vazhdim kundërshtarët e Sadikut kthyen në favorin e tyre rezultatin (2-3), por në fund i shqiptarit gjeti golin e barazimit.

33-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për ekipin indian të Goa-s, me të cilët u bashkua këtë merkato verore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco