Muriqi, mungesa e madhe e Kosovës, zbardhet lista për Lituaninë dhe Qipron

Muriqi, mungesa e madhe e Kosovës, zbardhet lista për Lituaninë dhe Qipron

17:05, 04/10/2024

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mungesa më e madhe te Dardanët është ajo e Vedat Muriqit, që është i lënduar, ndërsa janë rikthyer treshja që bëri shumë zhurmë në grumbullimin e fundit: Edon Zhegrova, Aro Muriq e Florent Muslija. Ndërkohë emër i ri është portieri Amir Shaipi.

Kosova më 12 tetor luan ndaj Lituanisë, në Kaunas, ndërsa më 15 tetor e pret Qipron në Prishtinë. Ndeshjet i takojnë Ligës C të Ligës së Kombeve.

Franco Foda ka publikuar edhe një listë rezervë të Kosovës për ndeshjet e tetorit. Pjesë e saj është edhe Muharrem Jashari, që po shkëlqen në Ukrainë.

Ilir Avdyli, Mustafë Abdullahu, Lirim Kastrati (mbrojtësi), Muhamet Hyseni, Qëndrim Zyba, Bersant Celina, Art Smakaj, Altin Zeqiri, Mirlind Kryezium, Arbër Zeneli e Drilon Hazrollaj janë po ashtu në listën rezervë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco