Muller, i bindur: E dimë çfarë kërkon Kompani, duam finalen e Championsit

Muller, i bindur: E dimë çfarë kërkon Kompani, duam finalen e Championsit

17:00, 04/10/2024

Humbja në Angli kundër Aston Villaz ishte pengesa e parë e sezonit për Bayernin e Myniut dhe Vincent Kompany. Skuadra bavareze e nisi shkëlqyeshëm dhe menjëherë dëshiron të harrojë mbrëmjen në Birminghamit, siç shprehet Thomas Müller:

"Ne jemi në rrugën e duhur. Humbja ndaj Aston Villas dhemb, por nuk na thyen këmbët. Falë fitores së shkëlqyer 9-1 ndaj Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e parë, Bayern ka një golavarazh të shkëlqyer dhe mbeten edhe gjashtë ndeshje për të përmirësuar pozicionin tonë në tabelë.

Jam i bindur se do të kemi shumë mbrëmje fitimtare në Champions, duke ndjekur objektivin tonë të madh: finalen që luhet në shtëpi."

Bayern dëshiron të fitojë sërish Bundesligën, nga ku e uli nga froni Leverkuseni.

“Kundër Bayer Levekusenit treguam se çfarë jemi, rezultati nuk pasqyron performancën tonë të vërtetë”, shpjegoi kampioni i botës 2014, i cili më pas vlerësoi Vincent Kompany:

“Puna në stërvitje është mirë, ndihemi mirë në sistemin e ri dhe e dimë saktësisht se çfarë kërkon trajneri nga ne. Aktualisht nuk ka pikëpyetje, vetëm pikëçuditëse. Ne do të bëjmë gjithçka për t'u dhënë fansave tanë diçka për të festuar në fundjavën e fundit të Oktoberfest."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco