U tërhoq nga Uruguaji, Suarez sulmon trajnerin Bielsa: Nuk fola për të mirën e grupit

U tërhoq nga Uruguaji, Suarez sulmon trajnerin Bielsa: Nuk fola për të mirën e grupit

16:51, 04/10/2024

Viti 2024 ishte viti i lamtumirave të madhe në disa kombëtare. Antoine Griezmann i tha lamtumirë Francës të hënën, ndërsa më parë ishte radha e Ángel Di Marías dhe Luis Suarez.

Një muaj pas njoftimit, sulmuesi uruguaian u kthye për të folur për muajt e tij të fundit me përfaqësuesen gjatë një interviste të dhënë për “DSports Uruguay”, duke i dërguar mesazh trajner Marcelo Bielsa.

“Kishte situata në Copa América që më lënduan dhe nuk fola për të mirën e grupit”, tha ish-sulmuesi i Barcelonës.

"Kjo do të vazhdojë të ndodhë. Lojtarët do të arrijnë një kufi dhe do të shpërthejnë. Gjatë Kupës së Amerikës disa lojtarë më thanë: "Luis, unë do të luaj Copa América dhe pastaj nuk do të luaj më". Kjo do të thotë se jemi në një situatë të vështirë. Pastaj hedhim gjithçka pas kraheve dhe kthehemi sepse e duam vendin tonë.”

Suarez shpjegoi se më parë, lojtarëve dhe stafit u pëlqente të kalonin kohë së bashku. Por me Bielsan atmosfera nuk është më e njëjta.

"Gjithçka humbi gjatë kampeve stërvitore. Kur më thirrën për herë të fundit, disa prej nesh po luanin letra dhe stafi i Bielsas po ecte rreth nesh dhe po na shikonte. Nuk e di. Kishte shumë gjëra që më tërhoqën vëmendjen".

Në fund ai tha se marrëdhënia e tij me “El Loco” ishte thjesht profesionale dhe se ai kishte pasur vetëm një bisedë me trajnerin 69-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco