Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Opozita në protestë kundër qeverisë së inkriminuar

Michael Ballack kërcënon mediat për lajmet mbi të dashurën e tij 25 vite më të re

Michael Ballack kërcënon mediat për lajmet mbi të dashurën e tij 25 vite më të re

15:39, 04/10/2024

Ish-futbollisti Michael Ballack (48 vjeç) ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër mediave që publikojnë se partnerja e tij 23-vjeçare është ish e dashura e djalit të tij të ndjerë (i cili vdiq në moshën 18-vjeçare, në vitin 2021, në një aksident me motor).

“Për shkak të raportimeve të fundit në media, ndihem i detyruar të bëj sqarimin e mëposhtëm: partnerja ime e jetës, Sophia, nuk është ish e dashura e djalit tim të ndjerë dhe as shoqe e tij. Ne do të marrim masa ligjore kundër këtyre falsiteteve. Ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë”.

Michael Ballack, i cili u divorcua nga Simone Lambe më 2012, është në lidhje me modelen e re Sophia Schneiderhan (23 vjeçe). Së fundi, Sophia ndau një foto me Michael Ballack nga pushimet në Sylt, një ishull gjerman në Detin e Veriut, për të konfirmuar lidhjen e tyre romantike.

Michael Ballack, u tërhoq nga futbolli në vitin 2012, pasi luajti për Chemnitzer, Kaiserslautern, Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Chelsea, si dhe 98 herë me kombëtaren e Gjermanisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco