Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Opozita në protestë kundër qeverisë së inkriminuar

Në Angli janë të bindur, ja kush do të jetë trajneri i ri i 'Tre Luanëve'

Në Angli janë të bindur, ja kush do të jetë trajneri i ri i 'Tre Luanëve'

14:38, 04/10/2024

 

Pas “Euro2024”, drejtuesit e Federatës Angleze po punojnë për të gjetur një trajner të ri, për këtë arsye zgjodhën të vijonin me një emër provizor deri në gjetjen e teknikut ideal.

Sipas Sky Sports, emrat e Potter, Jurgen Klopp apo Thomas Tuchel kanë rënë me radhë pasi emri i vetëm që bind Federatën Angleze është Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll ka një kontratë me Man.City deri më 30 qershor 2025, deri në këtë pikë nuk ka asnjë të dhënë se Guardiola do të rinovojë kontratën aktuale me “qytetarët”.

Në fund të këtij sezoni, Guardiola pritet të jetë një trajner i lirë, me drejtuesit e futbollit anglez që do të përpiqen këtë periudhë për të bindur teknikun spanjoll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco