Bashkëpunimi me federatën serbe për organizimin e UEFA EURO U21, Sylvinho: Unë jam trajner, mua më intereson...

Bashkëpunimi me federatën serbe për organizimin e UEFA EURO U21, Sylvinho: Unë jam trajner, mua më intereson...

12:19, 04/10/2024

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, në konferencën para mediave, komentoi grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet e muajit tetor në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë. Sylvinho u ndal gjithashtu tek organizimin e UEFA EURO U21 2027 me Federatën Serbe të Futbollit, ku u shpreh se nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë.

  “Është  e vërtetë që është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi shumë të fortë aty, kemi marrë shumë, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje trajneri. Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco