Silvinjo komenton mungesën e Brojës: Ja përse nuk është grumbulluar dhe sa do t’i mungojë Kombëtares

Silvinjo komenton mungesën e Brojës: Ja përse nuk është grumbulluar dhe sa do t’i mungojë Kombëtares

11:40, 04/10/2024

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet e muajit tetor në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Dy sfidat janë shumë të rëndësishme për ecurinë në grupin e Ligës së Kombeve, ku në dy ndeshjet e para Shqipëria ka regjistruar një fitore ndaj Ukrainës dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë.

Në listën e publikuar, bie në sy mungesa e Armando Brojës, për të cilin tekniku i kuqezinjve sqaron: “Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ka bërë Europianin me ne. Duhet të kujdesemi dhe ta mbrojmë, siç është interesi i klubit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco