Transferimet e lojtarëve, FIFA shton një tjetër afat për klubet

Transferimet e lojtarëve, FIFA shton një tjetër afat për klubet

10:00, 04/10/2024

FIFA pritet që shumë shpejt të shtojë një tjetër afat për transferimin e lojtarëve. Bëhet fjalë për 10 ditët e para të qershorit, që do të jenë në dispozicion vetëm të klubeve që marrin pjesë në Kupën e Botës për klube.

Formati i ri do shohë 32 skuadra të marrin pjesë. Po ashtu do të luhet çdo 4 vjet dhe jo çdo sezon. Në anën tjetër nuk do të zhvillohet sërish në dhjetor, por në verë.

Ky kompeticion zgjat nga 15 qershori deri më 13 korrik, për këtë ishte e nevojshme të shtohej një tjetër dritare transferimesh. Kjo për shkak se shumë prej lojtarëve i kanë kontratat e vlefshme deri më 30 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco