VIDEO/ Katër gola në Porto - United, Beshiktashi i Muçit ndëshkohet dy herë, mbyllen pjesët e para

VIDEO/ Katër gola në Porto - United, Beshiktashi i Muçit ndëshkohet dy herë, mbyllen pjesët e para

21:44, 03/10/2024

Ernest Muçi rikthehet titullar në fomacionin e Beshiktashit pikërisht në sfidën me Eintrachtin e Frankurtin në raundin e dytë të Europa League-s.

Nuk mund të mungonte në formacion as Milot Rashica, që aktivizohet në krahun e djathtë, teksa ish-sulmuesi i Tiranës është në të majtë. Në majë të sulmit është vendosur sulmuesi italian, Ciro Immobile.

Beshiktash – Eintracht Frankfurt 0-2

(Gol 0-2)

Pennaltia e humbur nga Immobile

Nis me gola ndeshja mes Beshiktashit dhe Eitnrachtit të Frankfurtit në “Tupras Stadium” të Stambollit. Miqtë realizuan dy gola në katër minuta lojë me Marmoush dhe Dina Ebimbe (19’, 22’). Shpërdoron një mundësi të mirë për të ngushtuar diferencën Ciro Immobile, që tregohet i pasaktë nga pika e bardhe e peballtisë

Porto – Manchester United 2-2 (golat)

Manchester United e nis me vrull në takimin me Porton në transfertë. “Djajtë e Kuq” realizuan dy herë brenda 20 minutave të para me Rashford (7’) dhe Hojlund (20’), dukë marrë epërsinë e dyfishtë. Nuk vonon kundërpërgjigjja e portugezëve me Pepen në minutën e 28-të, duke rihapur ndeshjen. 

 

Beshiktash – Eintracht Frankfurt

Image

Porto - Manchester United

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco