Borussia e Dortmundit shpërblem me kontratë të re futbollistin norvegjez

Borussia e Dortmundit shpërblem me kontratë të re futbollistin norvegjez

19:40, 03/10/2024

Borussia e Dortmundit ka zgjatur kontratën me Julian Ryerson. Mbrojtësi i krahut ka nënshkruar marrëveshjen e re me kohëzgjatje deri në vitin 2028.

Julian Ryerson ka qenë lojtar i rëndësishëm për Borussian që kur iu bashkua nga Union Berlini në janar 2023.

Verdhezinjtë tani e kanë shpërblyer ndërkombëtarin norvegjez me një kontratë të re.

Profesionalizmi, intensiteti dhe këmbëngulja e Ryerson e kanë bërë atë të preferuarin e tifozëve të Borussias.

I aftë për të luajtur si në krahun e djathtë ashtu edhe në atë të majtë, ai ka fituar autoritet nga kalimi i tij në Westfalenstadion.

26-vjeçari gjithashtu luajti një rol vendimtar në ecurinë e BVB në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s sezonin e kaluar, më së shumti duke mbajtur Kylian Mbappenë në distancë në gjysmëfinale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco