Emri/ Zgjidhet trajneri i muajit shtator në Serie A

Emri/ Zgjidhet trajneri i muajit shtator në Serie A

19:28, 03/10/2024

 

Çmimi “trajneri i muajit” në Itali për muajin shtator do t’i dorëzohet trajnerit të Napolit, Antonio Conte, raporton agjencia ANSA.

Trofeu do t’i dorëzohet para ndeshjes mes Napolit dhe Comos në Serie A. Çmimi jepet nga një juri që vlerëson trajnerët për kriteret sportive-teknike si dhe për cilësinë e lojës.

“Që nga ardhja e tij në Napoli, Conte u ka përcjellë lojtarëve filozofinë e tij, e cila bazohet në punën e palodhur, ambicjen dhe mentalitetin fitues. Ky qëndrim i ri i lejoi Napolit të arrinte menjëherë rezultate pozitive, duke justifikuar zgjedhjen e presidentit për të sjellë  në Itali një nga trajnerët më të suksesshëm në botë”, ka komentuar përzgjedhjen e tyre juria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco