Studimi i FIFA-s, gati të hapë një tjetër dritare për tregun e futbollistëve

Studimi i FIFA-s, gati të hapë një tjetër dritare për tregun e futbollistëve

18:59, 03/10/2024

Sipas gazetës Marca, FIFA po studion krijimin e një tregu të ri transferimesh. Do të ishte, në këtë rast, dritarja e tretë e një sezoni, përveç asaj verore dhe dimërore.

Në këtë rast, tregu i ri do të jetë i hapur për një periudhë më të shkurtër, nga data 1 deri në 10 qershor, dhe i disponueshëm për të gjitha federatat që dëshirojnë ta shfrytëzojnë në garat e tyre.

Objektivi është kryesisht që të lejohen klubet, veçanërisht ato që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube, të përforcojnë skuadrën e tyre përpara fillimit të kompeticionit.

Përveç kësaj, një treg i tretë synon të lejojë që kontratat e lojtarëve të zgjaten disa ditë më shumë se sa pritej.

Masa (ose studimi i saj) vjen në një kohë kur ideja e grevës së futbollistëve po merr gjithnjë e më shumë mbështetje. Kupa e re e Botës për Klube 2025 nxiti ankesat dhe debatin rreth mbingarkesës në kalendarin e ndeshjeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco