Lajmi i fundit

‘Qeveri teknike, lirimi i Berishës dhe Salianjit’/ PD: Mosbindje civile! E gjithë Shqipëria do jetë në Kryeqytet

Laporta lavdëron trajnerin: Puna e tij, e jashtëzakonshme, Deco ishte i sigurt...

Laporta lavdëron trajnerin: Puna e tij, e jashtëzakonshme, Deco ishte i sigurt...

17:48, 03/10/2024

Joan Laporta analizoi fillimin e sezonit të Barcelonës nën komandën e Hansi Flick. Katalanasit kanë tetë fitore dhe dy humbje (një në La Liga dhe një në Champions League) në 10 ndeshjet e luajtura deri në këtë fazë.

“Ne e filluam shumë mirë. Trajneri ynë po bën shumë mirë, nuk justifikohet. Dëmtimet janë një shqetësim serioz, por ai po e kapërcen mirë. Tani disa lojtarë janë duke u rikuperuar, presim De Jong, i cili ka luajtur tashmë disa minuta, si dhe Fermin, Dani Olmon dhe Gavin. Ka shumë ndeshje dhe kalendari na detyron të kemi një skuadër më të gjerë dhe më konkurruese”, tha presidenti i Barcelonës në eventin e organizuar për Fondacionin Cruyff, në Kompleksin Sportiv Komunal La Mar Bela.

Barça humbi me goleadë në shtëpinë e Osasunas dhe trajneri Flick u ankua për dëmtimet e shumta që prekën skuadrën, por Laporta është i sgurtë se gjithçka do të kalojë.

“Ai po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai është një trajner shumë profesionist dhe po e menaxhon mirë skuadrën. Lojtarët po e kuptojnë mënyrën se si po menaxhohet skuadra”, tha ai, duke folur për rolin e Decos, drejtor sportiv, në afrimin e trajnerit gjerman.

“Ishte drejtori ynë sportiv që solli Flick. Ai vendosi se do të ishte trajneri ynë. Deco ishte shumë i sigurt se do të funksiononte. Ne duhej t’i jepnim një shtysë të re dhe Flick e di se sezonet më të mira të Barcelonës ishin me shumë lojtarë të rinj nga akademia të përforcuar nga lojtarë të klasit të parë që u nënshkruan. Ai është një studiues dhe i pasionuar pas Barçës. Ai po i bën gjërat shumë mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco