Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Garda 'gardh' përballë opozitës

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ronaldo frikë nga bombardimet, nuk dëshiron të udhëtojë drejt Iranit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ronaldo frikë nga bombardimet, nuk dëshiron të udhëtojë drejt Iranit

16:41, 03/10/2024

Konflikti në Lindjen e Mesme, i cili vendos Izraelin kundër Libanit dhe Iranit, kërcënon gjithashtu zhvillimin normal të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Al Nassr i Arabisë Saudite, “ylli” i madh i të cilit është portugez Cristiano Ronaldo, po planifikon t'i kërkojë Konfederatës Aziatike të Futbollit që ndeshja kundër Esteghlalit, e planifikuar për t’u luajtur më 22 tetor, në Teheran, kryeqytet i Iranit, të zhvendoset në një territor neutral.

“Ne jemi duke monitoruar situatën dhe do të punojmë në ditët në vijim për ta zhvendosur ndeshjen në një terren neutral”, tha një burim i Al Nassr për Al Riyadiya. Megjithatë, ai burim saktësoi se nuk është bërë ende kërkesa zyrtare për zhvendosjen e ndeshjes:

“Nuk kemi paraqitur ende një kërkesë zyrtare në Konfederatën Aziatike për të zhvendosur përplasjen e shumëpritur kontinentale”.

Në vitin 2016, Konfederata Aziatike vendosi që ndeshjet mes klubeve saudite dhe iraniane të luheshin në territor neutral, një masë që mbeti aktive deri në edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve, kur sauditët dhe iranianët ishin sërish në gjendje të luanin në stadiumet e tyre. Në atë periudhë, skuadrat e Arabisë Saudite zgjodhën Katarin për të luajtur ndeshjet e tyre, ndërsa klubet iraniane zgjodhën Muskatin, kryeqytetin e Omanit dhe Dubain, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Al Nassr debutoi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve të Azisë me barazimin 1-1 në transfertën e Al Shortas të Irakut, në një ndeshje që Cristiano Ronaldo nuk luajti. Në raundin e dytë portugezi shënoi golin e fitores ndaj Al Rayyan të Katarit (2-1).

Skuadra saudite është e katërta në zonën perëndimore, me katër pikë, dy më pak se Al Hilal dhe Al Ahli, dhe një më shumë se Esteghlal, rivali i saj i radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco