Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Garda 'gardh' përballë opozitës

Enrique e fali, por sulmuesi francez sërish e humbi stërvitjen

Enrique e fali, por sulmuesi francez sërish e humbi stërvitjen

16:20, 03/10/2024

I përjashtuar nga Luis Enrique për ndeshjen kundër Arsenalit, Ousmane Dembélé sqaroi polemikat që e shqetësonin, duke pranuar sanksionin e PSG-së dhe duke rivendosur paqen me trajnerin spanjoll.

Për këtë arsye ai duhet të kthehet në skuadrën e Paris Saint-Germain këtë të enjte për ndeshjen e Ligue 1 të planifikuar kundër Nice. Megjithatë, anësori francez, siç raporton RMC Sport, u paraqit sot në stërvitje nën drejtimin e Enriques, por u largua shumë shpejt.

Arsyeja? Anësori francez 27-vjeçar u largua nga qendra stërvitore e klubit sepse është i sëmurë dhe vuan nga angjina, që shkakton dhimbje gjoksi dhe mungesë oksigjeni në zemër.

Sipas raportit mjekësor të publikuar nga PSG: "Ousmane Dembélé u paraqit në stërvitje këtë mëngjes, por mjekët e klubit konstatuan se vuan nga angjinë. Lojtari është autorizuar të kthehet në shtëpi. Rikthimi në stërvitje është planifikuar për nesër."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco