Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Garda 'gardh' përballë opozitës

Emery në delir pas fitores me Bayernin: Aston Villa mund të arrijë deri në çerekfinale të Championsit

Emery në delir pas fitores me Bayernin: Aston Villa mund të arrijë deri në çerekfinale të Championsit

15:16, 03/10/2024

Trajneri i Aston Villës, Unai Emery, ka ndarë mendimin e tij të sinqertë për fitoren 1-0 ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli ka thënë se skuadra që ai udhëheq mund të arrijë deri në tetë skuadrat më të mira në Ligën e Kampionëve.

“Ne duam të jemi të qëndrueshëm në mënyrë që të luajmë rregullisht në Evropë”, shpjegoi Unai Emery në intervistën e tij pas ndeshjes.

“Kemi luajtur shumë mirë, kemi fituar, ndoshta mund të futemi në tetëshen më të mirë. Kundër skuadrave si këto është shumë e rëndësishme të jesh i fortë. Emiliano Martinez bëri një punë të mrekullueshme, duke bërë pritje të shkëlqyera.

Ne po punojmë me Duran. Aspekti më i rëndësishëm është qëndrimi i tij. Ai është gati të luajë 90, 60 ose 30 minuta. Ai është i fokusuar në çdo minutë të lojës. Sot kishim dy sulmues shumë të mirë. Ishte fantastike për të dhe për ekipin”, deklaroi Emery.

Pas dy ndeshjeve në fazën e ligës, Aston Villa ka gjashtë pikë dhe është në vendin e gjashtë në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco