Nuk ka zgjedhur ende presidentin e Federatës, Spanja rrezikon të humbë organizimin e Botërorit 2030

Nuk ka zgjedhur ende presidentin e Federatës, Spanja rrezikon të humbë organizimin e Botërorit 2030

22:22, 02/10/2024

Spanja mund të humbë organizimin e Kupës së Botës 2030 nëse nuk zgjidh sa më shpejt që të jetë e mundur çështjen presidentit të ri të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll.

Paralajmërimi është bërë nga Emilio García Silvero, Drejtor Ligjor i FIFA-s, dhe Angelo Rigopoulos, Drejtor i Përgjithshëm i UEFA-s për Integritet dhe Rregullore, pas përfundimit të takimit të mbajtur në Këshillin e Lartë për Sportin.

Të dy krerët theksuan urgjencën e procesit, duke rrezikuar që kandidatura që përfshin gjithashtu Portugalinë dhe Marokun të mos shkojë në votime më 11 dhjetor.

“Takimi ka qenë pozitiv dhe jemi të bindur që Këshilli i Lartë i Sportit dëshiron të ndihmojë që të ketë një proces zgjedhor për zgjidhjen e një problemi që ekziston prej më shumë se një viti.

Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll është një nga më të rëndësishmet në botë, nëse jo më e rëndësishmja, dhe duhet të ketë një president. Më 11 dhjetor, kongresi i FIFA-s do të zgjedhë vendin ku do të zhvillohet Kupa e Botës 2030, do të jenë më shumë se 200 federata që duhet t'i japin besimin e tyre një projekti afatgjatë, por për këtë duhet të ketë një president”, paralajmëroi García Silvero.

“Situata duhet të normalizohet dhe nëse jo, FIFA dhe UEFA do të duhet të ndërhyjnë”, tha Rigopoulos, përpara se të korrigjohej nga García Silvero:

“Ne jemi të bindur se nuk do të jetë e nevojshme të arrijmë në atë pikë.”

Pas paralajmërimeve nga FIFA dhe UEFA, Álvaro de Miguel, sekretari i përgjithshëm i RFEF, bëri thirrje për fillimin e procesit zgjedhor.

“Ne kërkojmë vetëm që të autorizohet procesi zgjedhor. Nuk na intereson kush, Këshilli i Lartë Sportiv apo Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, por procesi zgjedhor duhet të fillojë”, theksoi ai.

Vlen të kujtojmë se Spanja, Portugalia dhe Maroku kanë hedhur kandadaturën e përbashkët për organizimin e Botërorit 2030, pasi kanë dorëzuar tashmë dosjen e kandidaturës në drejtimin e FIFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco