VIDEO/ Mbyllen pjesët e para, Zhegrova fiton penallti, e pëson Juvja, Liverpooli në epërsi

VIDEO/ Mbyllen pjesët e para, Zhegrova fiton penallti, e pëson Juvja, Liverpooli në epërsi

21:50, 02/10/2024

Janë mbyllur pjesët e para të shtatë ndeshjeve të fundit të raundit të dytë të Championsit.

Një pasiguri në mbrojtje për pak i kushton shtrenjtë Bayernit përballë Aston Villas. Në minutën e 22-të, Pau Torres e dërgon topin në rrjetë, por sistemi VAR e anulon golin për pozicion jashtë loje.

Edon Zhegrova shfaqet vendimtar në fundin e pjesës së parë Lille – Real Madridit. Sulmuesi dardan ekzekuton një goditje të lirë që përfundon në dorën e një mbrojtësi, por u desh ta kalonin disa minuta që të ndërhynte VAR-i, për të akorduar penallti. Godet David dhe shënon.

Shkon në dhomat e zhveshjen në disavantazh të një goli Juventusi, që u ndëshkua nga futbollisti i Leipzigut, Sesko, në minutën e 30-të.

Goli i Mac Allister që në minutën e 11-të i dha epërsinë Liverpoolit ndaj Bolognas.

Rezultatet:

Aston Villa - Bayern Munich 0-0

RB Leipzig - Juventus 2-1 (Golat)

Lille - Real Madrid 1-0 (golat)

Liverpool - Bologna 1-0 (Golat)

Benfica - Atl. Madrid 2-0 (Golat)

D. Zagreb - Monaco 1-0 (Golat)

Sturm Graz - Club Brugge KV 0-1 (Golat)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco