Enrique e detyroi të kërkonte falje, sulmuesi kthehet në skuadër

Enrique e detyroi të kërkonte falje, sulmuesi kthehet në skuadër

18:59, 02/10/2024

Pas humbjes së PSG-së kundër Arsenalit në Londër, Ousmane Dembélé shfrytëzoi rastin për të biseduar me trajnerin e tij Luis Enrique dhe për të kërkuar falje për qëndrimin e tij, diçka që ishte e nevojshme të bëhej për t'u kthyer në ekip, shpjegon “L’Equipe”

Francezi ishte lënë jashtë skuadrës për arsye disiplinore, por do të marrë pjesë sërish në stërvitje nën urdhrat e trajnerit spanjoll dhe do të jetë opsion për ndeshjen e radhës, në transfertën e Nice, të dielën.

Deri para takimit me “Topçinjtë” në Champions League, 27-vjeçari anësor kishte marrë pjesë në çdo ndeshje këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe ofruar katër pasime për gol në shtatë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco