Federata Senegaleze e Futbollit njoftoi këtë të mërkurë largimin e trajnerit Aliou Cissé.
“Federata Senegaleze e Futbollit informon se ka marrë të hënën, më 30 shtator 2024, një letër konfidenciale nga Ministrja e Rinisë, Sportit dhe Kulturës, Khady Diéne Gaye, e cila nuk miraton kontratën njëvjeçare të trajnerit kombëtar Aliou Cissé për mospërmbushjen e objektivave, rënien në renditjen e FIFA-s dhe rrezikun r mungesës së interesit mes kombëtares dhe senegalezëve në përgjithësi”, mund të lexohet në një deklaratë.
Aliou Cissé mori drejtimin e Senegalit në vitin 2015 dhe udhëhoqi “Teranga Lions” drejt suksesit në Kupën e Kombeve të Afrikës 2022, si dhe siguroi pjesëmarrjen në Kupat e Botës 2018 (Rusi) dhe 2022 (Katar).
Skuadra e Senegalit filloi kualifikueset për CAN 2025 me një barazim (Burkina Faso) dhe një fitore (Burundi). Ndeshja e radhës është kundër Malawit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: