VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, Shaktari pëson të dytin, pas Gjimshitit shënon edhe Lookman

VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, Shaktari pëson të dytin, pas Gjimshitit shënon edhe Lookman

19:32, 02/10/2024

​Jo vetëm lider në mbrojtje, por edhe golashënues. Berat Gjimshiti shfaq instiktin e golit në zhvillimet e një goditjeje të lirë në minutën e 21-të: pasi e ul topin me gjoks, nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Atalanta realizoi edhe golin e dytë me Lookman.

Shakhtar Donetks - Atalanta 0-3 (golat)

Girona - Feyenoord 2-2 (golat)

 

Luhen në orën 18:45 dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Champions League, ku më shumë interes për futbolldashësit shqiptar shfaq përballja mes Shaktar Donetsk dhe Atalantës, në “Veltins Arena” të Gelsenkirchen.

Nuk mund të mungonte në formacionin titullar të ekipit bergamask futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, që prej vitesh është shndërruar në pikë kyçe e mbrojtjes.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë Atalanta mori një pikë me shumë vlerë në shtëpi përballë Arsenalit.

Krahas Shaktar – Atalanta, por në orën 18:45, luhet Girona Feyenoord.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco