Sa do të paguhet Wojciech Szczesny te FC Barcelona?

Sa do të paguhet Wojciech Szczesny te FC Barcelona?

17:13, 02/10/2024

 

Barcelona ka prezantuar Wojciech Szczesny  si përforcim për portën. Ky i fundit ishte tërhequr nga futbolli në verë, megjithatë katalanasit ia dolën ta kthejnë sërish.

E gjitha ndodhi pas dëmtimit të Ter Shtegen. Portieri gjerman mbylli sezonin dhe Barça nuk konsideronte asnjë tjetër si titullar.

SPORT ka dalë me një përditësim në lidhje me detajet e kontratës dhe pagën e Szczesny me Barcelonën.

Siç u përmend më herët, ish-futbollisti polak ka nënshkruar vetëm një marrëveshje afatshkurtër e cila do të skadojë më 30 qershor 2025.

Sa i përket pagës së tij, raporti thotë se Szczesny do të fitonte rreth 3 milionë euro bruto për qëndrimin e tij me katalanasit deri në fund të sezonit.

Kuptohet se paketa e pagave është shumë më e ulët se sa fitonte portieri te Juventusi para daljes në pension gjatë verës.

Por, paga që ofronte Barcelona nuk ka qenë asnjëherë problem gjatë negociatave mes dy palëve. Në fakt, raporti shton se marrëveshja mes Szczesny dhe Barcelonës u finalizua shumë shpejt, me Robert Lewandowskin i cili e bindi bashkatdhetarin e tij që t'i bashkohet.

Szczesny do të marrë fanellën me nr. 25, numri i vetëm i ekipit të parë i mbetur në dispozicion për një portier aktualisht.

Regjistrimi i Szczesny në La Liga nuk do të jetë një problem, pasi Barcelona mund të përdorë 80% të hapësirës së pagave të Ter Stegen për ta bërë atë të regjistrohet sipas rregulloreve të ligës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco