“Drogë, alkool, festë...”, ish-i i Interit tregon jetën në Livepool: Ky qytet do të më vriste

“Drogë, alkool, festë...”, ish-i i Interit tregon jetën në Livepool: Ky qytet do të më vriste

16:48, 02/10/2024

Andy van der Meyde, një ish-lojtar i përfaqësueses holandeze, i cili ka luajtur për klube të njohura si Ajax, Inter, Everton dhe PSV, botoi një libër në të cilin rrëfen aventurat dhe polemikat që përjetoi gjatë karrierës së tij.

Në “The Next Next Big Thing”, ish-lojtari, tashmë 45 vjeç, zbuloi se koha e tij tek Evertoni dhe Premier League u shënua nga disa festa me alkool, duke shtuar se qyteti i Liverpoolit ishte shumë "i rrezikshëm" për të.

“Kam përdorur kokainë dhe alkool dhe festova shtatë ditë në javë. Nuk mund të përqendrohesha në futboll apo ndonjë gjë tjetër. Jeta ime ishte festa.

Liverpooli është i rrezikshëm nëse nuk dimë të kontrollojmë veten. E kuptova që Liverpooli do të më vriste. Më duhej të largohesha”, tha fillimisht ish-sulmuesi, duke kujtuar më pas një histori me bashkëshorten e tij, e cila punësoi një detektiv privat për ta ndjekur, pasi ai kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me një striptiste.

“Një detektiv privat kishte video dhe foto me mua dhe të dashurën time të re dhe më pas bashkëshortja ime më thirri dhe më tha: “Si është e dashura jote e re? Unë u përpoqa ta mohoja. Ajo ishte e bukur dhe e pabesueshme. Pas disa orësh të dehur, u drejtova për në klubin më të afërt të striptizit. Të deheshe në një klub striptizi në qendër të Liverpoolit nuk ishte një vendim shumë i zgjuar”, përfundoi holandezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco