Nuk ishte cigare elektronike/ Zbulohet xheli që përdori Calafiori gjatë ndeshjes me PSG

Nuk ishte cigare elektronike/ Zbulohet xheli që përdori Calafiori gjatë ndeshjes me PSG

16:32, 02/10/2024

Mbrojtësi i Arsenalit, Riccardo Calafiori, mbrëmë fitoi vëmendje të madhe në rrjet me një episod gjatë ndeshjes me Paris Saint Germain. Shoku i skuadrës, Declan Rice, i dha një suplement që e ndihmoi ta çonte lojën në fund, por në rrjetet sociale u hodh dyshime se ai po përdorte një cigare elektronike.

Kur gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë, mbrojtësi italian përdori suplementin dhe u rigjenerua për të mbledhur forcat. Kaq është shpjegimi. Bëhet fjalë për një xhel energjie, i cili lejohet në futboll dhe përdoret për të shtuar energjinë e lojtarëve për disa minuta më shumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco