Ngjarja e pazakontë në Angli/ Anësorit i ra të fikët, arbitri i katërt u gjet mes tifozëve

Ngjarja e pazakontë në Angli/ Anësorit i ra të fikët, arbitri i katërt u gjet mes tifozëve

16:30, 02/10/2024

Momente dramatike mbrëmjen e së martës në ndeshjen e Kampionatit në Angli mes West Brom dhe Middlesbrough, pasi një nga gjyqtarët ndihmës u ndje keq.

 Arbitri i katërt zuri vendin e tij dhe trupa e gjyqtarëve u kompletua me një pjesëtar të publikut... i cili rastësisht ishte edhe gjyqtar.

Ndihmësgjyqtari Rob Smith u dërgua në spital, pasi u nxor me barelë në fazat e hershme të lojës. Mjekët e pranishëm kanë nxituar menjëherë drejt arbitrit, të cilit i ra të fikët në vijën anësore, ndërsa në tribuna tifozët kanë pritur me frikë.

Loja rifilloi rreth tetë minuta më vonë me Jacob Miles, i cili ishte gjyqtari i katërt, gati për të marrë përsipër rolin e anësorit. Por a mungonte një element: arbitri i katërt. A do të kishte një arbitër në tribunë? Për befasinë e të gjithëve, u shfaq një tifoz, Eddie Smart, i cili vepronte si arbitri i katërt. “Daily Mirror” shton se Smart, që ishte në të vërtetë arbitër, ishte rastësisht si tifoz në këtë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco