Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Opozita 'në gjyq' para Komisionit të Etikës

Tenis/ Karlos Alkaraz mund Siner në finalen maratonë të Pekinit

Tenis/ Karlos Alkaraz mund Siner në finalen maratonë të Pekinit

15:48, 02/10/2024

Finale legjendare në Pekin ku Alkaraz mundi Siner pas një dueli që zgjati 3 orë e 21 minuta në tri sete (6-7, 6-4, 7-6).

Siner luajti një lojë të fortë madje në fund kishte një avantazh të konsiderueshëm përballë spanjollit pasi në tiebreakun final humbi edhe pse ishte në avantazh 3-0.

Me këtë humbje Siner pëson disfatën e parë pas 14 fitoresh radhazi.

Italiani kishte pësuar humbjen e fundit në Montreal përballë Rublev.

Për Siner, Alkaraz mbetet një tabu pasi në 2024 nuk e ka mposhtur asnjë herë.

Triumfi në Pekin për spanjollin ishte i 16-ti në karrierë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco