Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Opozita 'në gjyq' para Komisionit të Etikës

Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë në ndeshjet e Ligës së Kombeve

Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë në ndeshjet e Ligës së Kombeve

15:19, 02/10/2024

Maqedonia e Veriut do të zhvillojë dy ndeshje të Ligës së Kombeve në muajin tetor.

Kombëtarja e shtetit fqinj do të përballet këtë muaj me Letoninë dhe me Armeninë.

Trajneri Blagoja Milevski ka publikuar sot listën e të ftuarve për këto dy ndeshje, ndërsa edhe këtë herë shihet një numër i konsiderueshëm i lojtarëve shqiptarë.

Më saktësisht, janë ftuar pesë futbollistë shqiptarë për duelet e tetorit.

Bëhet fjalë për Visar Muslin – Paderborn (Gjermani), Ezgjan Alioskin – Al Ahli (Arabia Saudite), Enis Bardhin – Trabzonspor (Turqi), Isnik Alimin – Sepsi (Rumani) e Lirim Qamilin – Sonderjiske (Danimarkë).

Maqedonia e Veriut do të luajë më 10 tetor me Letoninë në kryeqytetin, Riga, ndërsa tri ditë më pas, më saktësisht më 13 të këtij muaji, do të ketë punë me Armeninë në Jerevan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco