Telashe për Romën, rrezikon një gjobë të majme nga ‘Guardia di Finanzia’

Telashe për Romën, rrezikon një gjobë të majme nga ‘Guardia di Finanzia’

10:55, 02/10/2024

Roma rrezikon të gjobitet me 34 milionë euro. Kjo është çfarë raporton gazeta “La Repubblica” pasi “Guardia di Finanzia” ka shqyrtuar pasqyrat financiare të klubit nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Sipas “Guardia di Finanzia”, kompania që zotëron klubin e Romës ka kryer deklarime të rreme.

Shkëmbimet e Pelegrinit me Spinacolën apo të lojtarëve të tjerë si Pedro, Pastore apo Dzeko janë nën vëzhgim.

Klubi megjithatë tregon se ka qenë i rregullt me operacionet në fjalë.

Tashmë është në dorën e Agjencisë së të Ardhurave për të konfirmuar konkluzionet në fjalë.

Gjoba 34 milionë euro është mjaft e majme dhe sigurisht një tronditje për klubin e Seria A në këto momente.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco