Mori topin e Championsit në shtëpi pas tripletës, sulmuesi i Dortmundit falënderon në gjuhën shqipe

Mori topin e Championsit në shtëpi pas tripletës, sulmuesi i Dortmundit falënderon në gjuhën shqipe

09:45, 02/10/2024

Karim Adejemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren mbrëmë të Dortmundit përballë Sëlltik.

7-1 fitoi klubi gjerman në Ligën e Kampioneve dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adejemit.

Pas fitores fitoi dhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të dhe topin e ndeshjes, për shkak të tripletës së shënuar.

Nuk mund të mungonte më pas një foto me topin e marrë.

“Flm o bir”, shkruan Adejemi në postimin e tij ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.

Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtarja Loredana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco