VIDEO/ Laçi e Rrahmani titullarë, Sparta e Pragës  i merr pikë Sttutgartit, Bresti shkatërron Salzburgun

VIDEO/ Laçi e Rrahmani titullarë, Sparta e Pragës i merr pikë Sttutgartit, Bresti shkatërron Salzburgun

20:36, 01/10/2024

Skuadra e Qazim Laçit, Sparta e Pragës, merr një tjetër rezultat befasues në Champions Leagua. Pas triumfit bindës ndaj Salzburgut në ndeshjen e parë, ekipi i kryeqytetit çek, ku përveç mesfushorit të përfaqësueses së Shqipërisë aktivizohet edhe lojtari dardan, Albion Rrahmani, mori një pikë me shumë vlerë në fushën e Sttutgartit.

Edhe pse u gjend në disavantazh që në minutën e shtatë, falë golit të Millot, Sparta e Pragës ia doli të barazonte në minutën e 32-të me Kairinen. Në fushë nga stoli u hodh edhe Ermal Krasniqi në minutën e 81-të

Gjatë pjesës së dytë, me gjithë përpjekjen e skuadrës vendëse, rezultati mbeti i pandryshuar. Sparta e Pragës, me këtë sukses shkon në kuotën e katër pikëve në dy ndeshje.

Stuttgart - Sparta Pragë 1-1

(Goli i Millot 1-0)

(Goli i Kairinen 1-1)

Tjetër humbje e rëndë për skuadrën austriake të Salzburgut, e cila pësoi plot katër gola (4-0) nga ekipi francez i Brestit. Spikati me dygolësh Sima, ndërkohë që shënuan edhe Camara e Pereira Lage.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco