Shkeljet në ndeshjen me Rumaninë, gjobë e rëndë për Kosovën

Shkeljet në ndeshjen me Rumaninë, gjobë e rëndë për Kosovën

18:26, 01/10/2024

UEFA nuk ka toleruar aspak sjelljen e gabuar të tifozëve të Kosovës gjatë ndeshjes me Rumaninë në Nations League. Qeveria e futbollit evropian e ka gjobitur 61 mijë euro FFK-në për incidentet e shumta të ndodhura në “Fadil Vokrri”.

Hyrja e shikuesve të shumtë në fushë, hedhja e sendeve, ndezja e fishekzjarrëve, fishkëllimat gjatë himnit të Rumanisë, bllokimi i rrugëve publike, ishin disa prej shkeljeve të regjistruara në ndeshjen që Rumania e fitoi 3-0.

Për pushtim të fushës, FFK-ja është gjobitur me plot 10 mijë euro. Për hedhje të sendeve, 22 mijë euro dhe për fishekzjarrët e ndezur, buxheti i FFK-së do të pakësohet për 6 mijë euro. 

Për shkak të fishkëllimave të tifozëve gjatë intonimit të himnit të Rumanisë, Federata e Futbollit e Kosovës do të paguajë plot 15 mijë euro. 

Ndërsa për bllokim të rrugëve publike, përkatësisht për qëndrimin e shikuesve në pjesën e tribunave të destinuara për lëvizjen e tyre, FFK-ja do të paguajë 8000 euro.

Pas ndeshjes, nga përfaqësuesja e Kosovës nuk ishin respektuar obligimet për deklarim për media. Përzgjedhësi Franco Foda nuk doli në konferencë për shtyp, ndërsa i vetmi që foli, madje vetëm për dy medie, ishte kapiteni Amir Rrahmani. 

Dhe për mosrespektim të aktiviteteve mediatike, UEFA ia ka tërhequr vërejtjen FFK-së. Paraqitja e përzgjedhësit në konferencë është e obligueshme, sikurse deklarimi i lojtarëve në zonën miks.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco