Lojtar kyç tek Elbasani, 21-vjeçari thirret nga Kombëtarja kuqezi

Lojtar kyç tek Elbasani, 21-vjeçari thirret nga Kombëtarja kuqezi

17:42, 01/10/2024

 

Klevis Kasa do të grumbullohet me Kombëtaren U-21 për duelin me Armeninë. 21-vjeçari në këtë mënyrë falë paraqitjeve pozitive me verdheblutë ka siguruar ftesën nga Alban Bushi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i urojnë Kasas suksese me fanellën kuqezi. Kujtojmë se futbollisti ka luajtur si titullar 7 ndeshjet e para me Elbasanin në Superiore, ku i aka dalë të dhuroi edhe 1 asist.

Klevis Kasa ftohet në ekipin Kombëtar U-21. Kasa është grumbulluar nga Shpresat për ndeshjen e ardhshme ndaj Armenisë në kuadrin e Europianit U-21.

“Me fat Kasa!”, ka shkruar klubi. Shqipëria U-21 do të luajë ndaj Armenisë U-21 më 15 tetor në orën 18:00, takim që do të zhvillohet në ‘Air Albania” dhe është i vlefshëm për Europianin e 21-vjeçarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco