Dëmtohet Chiesa, Slot jep detaje për gjendjen e italianit

Dëmtohet Chiesa, Slot jep detaje për gjendjen e italianit

17:03, 01/10/2024

Liverpool po përgatitet për ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Bolongas, në “Anfield”, më 2 tetor 2024, e para sfidë evropiane në shtëpi për trajnerin Arne Slot.

Për këtë ndeshje trajneri holandez i Liverpoolit nuk do të ketë në dispozicion Federico Chiesan për shkak të një problemi fizik.

Chiesa, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Juventusi për 12.5 milionë stërlina në verë, ka pasur një fillim të ngadaltë të karrierës së tij në “Anfield”.

Me vetëm 78 minuta të luajtura në tri paraqitje, anësori italian pritej të shfaqej me minutash të plotë në ndeshjen e Bolonjës. Megjithatë, gjatë seancës së mëngjesit në terrenin stërvitor AXA, Chiesa shfaqi probleme fizike.

“Federico nuk u stërvit me ne dje dhe erdhi sot me disa probleme, nuk pres që ai të jetë në ekip nesër”.

Ky lajm është padyshim zhgënjyes për Chiesa, i cili ishte i etur për të luajtur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, veçanërisht kundër një skuadre italiane si Bolonga. Sidoqoftë, Slot mbetet optimist për rikuperimin e lojtarit dhe minimizoi çdo shqetësim afatgjatë.

“Nuk pres që ai të jetë jashtë për një periudhë të gjatë kohore, në rastin më të keq kthehet pas pushimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco