Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama me polici e SPAK kundër opozitës

Gjermania nderon Jurgen Kloppin, “Përçues i vlerave të demokracisë sonë...”

Gjermania nderon Jurgen Kloppin, “Përçues i vlerave të demokracisë sonë...”

16:34, 01/10/2024

Ai është pa dyshim gjermani më popullor në Britani. Jürgen Klopp u nderua me Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë mëngjesin e sotëm. Trajneri 57-vjeçar u shpërblye në Berlin nga presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, dhe me krenari pranoi një çmim që e nderon shumë më tepër sesa sukseset e tij sportive.

Klopp dhe 27 personat e tjerë të shpërblyer këtë mëngjes (përfshirë italianin e parë të punësuar nga Volksëagen) "kanë dhënë një kontribut të veçantë për vendin tonë të ribashkuar. Ata na tregojnë se çfarë mund të bëhet konkretisht për të sjellë në jetë vlerat e demokracisë sonë".

Artistë, studiues, historianë, mjekë u ngjitën në skenë: “Suksesi dhe fama e Klopp nuk e kanë penguar kurrë që t’i kushtojë vëmendje çdo sportisti dhe ta konsiderojë atë si qenie njerëzore”, lexojmë në motivacionin e çmimit: “Për më tepër ai gjithmonë u kushtoi shumë kohë fansave të tij të shumtë në rajonin ku ai lindi”.

Ish-trajneri i Liverpoolit dhe Borussias së Dortmund, i cili zgjodhi të bënte një pushim, është bërë kështu një model për shumë njerëz dhe një ambasador i jashtëzakonshëm i futbollit "shumë përtej botës së sportit".

Në momentin e ndarjes së çmimeve ai iu përgjigj edhe atyre që e pyesnin nëse mund të rikthehej në pankinë, ndoshta në krye të Gjermanisë: “Të gjithë presin që Julian Nagelsmann të qëndrojë në detyrë edhe pas vitit 2026”, u përgjigj ai duke buzëqeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco